Ljubinko Karadžić, deputet i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se ka pasuri në vlerë mbi 1.5 milionë euro.
Karadžić i cili është pjesë e Listës Serbe në Agjencinë kundër korrupsionit gjatë këtij viti ka deklaruar se posedon tokë në vlerë 1 milionë e 300 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kjo tokë me sipërfaqe prej 25,700.00 m2 është blerë në vitin 2016.
Deputeti i Listës Serbe ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 100 mijë euro, me sipërfaqe prej 140.00 m2. Ajo është blerë në vitin 2005.
Ndërsa pyje ka deklaruar në vlerë 90 mijë euro dhe një banese në vlerë 60 mijë euro.
Ai në pronësi të tij ka deklaruar edhe një veturë në vlerë 15 mijë euro.
Ndërsa 2 mijë euro i ka deklaruar si para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare, ndërsa 4 mijë euro në pronësi të gruas së tij.
Kjo e fundit ka edhe një detyrim financuar në vlerë 30 mijë euro.
Ndryshe deputeti serb është pjesë edhe e pjesë edhe e dy komisioneve parlamentare. Atij për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, dhe Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit/arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...