E rëndë, 16-vjeçari mbytet teksa po lahej në liqenin e Fierzës

15:27 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës.

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme