Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala ia ka hapur derën transferimit te Barcelona.
Argjentinasi është afër për të rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”, por ka pranuar se do i pëlqente të luante për Barcelonën.
Ai ka thënë se është i lumtur te Juventus, mirëpo nuk do e kishte problem të luante te Barcelona pranë Messi-t.
“Jam i lumtur te Juve, por kujt nuk do i pëlqente të shkonte te Barca? Rinovimi im nuk është paarsye. Do ishte mirë të luaj pranë Messi-t”.
“Nëse Juventus nuk me besonte, ata nuk do me lejonin të luaja ende këtu. Kishte shumë skuadra të interesuara, si Manchester United, Tottenham, me vonë erdhi PSG”.
“Nuk bisedova direkt me ta, por klubet biseduan. Vendimi im ishte të qëndroja. Nuk kisha një vit të mirë, pra nuk doja të largohesha me atë imagjinatë sepse mendova se kisha dhënë shumë kujtime të mira për klubin dhe nuk ishte drejtë”, theksoi ai.
Dybala pritet që këtë javë të jetë në formacionin e parë në përballjen ndaj AC Milan-it në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./arbresh.info
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...