Makaronat janë radhitur si ushqimi më i preferuar në botë.
Sondazhi i publikuar disa vite më parë tregon se ky produkt i prodhuar nga gruri është pranuar nga pothuajse të gjitha tryezat.
E, edhe kosovarët duket se janë meraklinj të këtij ushqimi, shkruan arbresh.info.
Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë importuar makarona në vlerë mbi 3 milionë euro.
Të dhënat e publikuara nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-maj të këtij viti thuhet se saktësisht janë importuar makarona në vlerë 3 milionë e 46 mijë euro.
E vendet nga të cilat kanë ardhur makaronat janë të ndryshme, duke filluar nga ato në rajon e deri te Korea dhe Tajlanda.
Nga kjo e fundit është importuar sasi e vogël, pak mbi 2 mijë euro ndërsa nga Korea sasi më e madhe vlera e të cilës arrin në mbi 150 mijë euro.
Sasi e ngjashme është importuar edhe nga Shqipëria, saktësisht makarona në vlerë 105 mijë e 208 euro.
Por, sasia më e madhe e makaronave ka ardhur nga prodhuesi më i madh i tyre, Italia.
Nga ky shtet është importuar sasi që ka arritur në 2.2 milionë euro.
Vendet tjera nga të cilat kanë ardhur makaronat Austria, Kina, Gjermania, Greqia, Kroaci, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...