Dietologët kohëve të fundit kanë theksuar se muskujt e barkut formohen në kuzhinë, dhe jo në palestër, që do të thotë se për një stomak të sheshtë, duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit.
Tre ushqimet që shkaktojnë fryerje të barkut dhe rëndësë në stomak janë:
Sheqeri
Në rast se dëshironi që të keni bel të holluar, gjëra e parë që duhet të bëni është të hiqni dorë nga sheqeri, si dhe ushqimet që përmbajnë sheqerna të fshehura, siç janë lëngjet e gazuara dhe pije sportive.
Ky ushqim shoqërohet me një rritje të prodhimit të kortizolit, një hormon stresi, transmeton portal arbresh.info
Ky hormon është i përfshirë në metabolizëm dhe shoqërohet me një rritje të indit të dhjamit në bark, pra depozitat e yndyrës në stomak. Shmangni shtimin e sheqerit në kafenë tuaj, dhe mund të hidhni pak kanellë në vend të kësaj.
Ushqimet e rafinuara
Studimet kanë treguar se treguar që konsumimi i drithërave të rafinuara (bukë e bardhë dhe pasta, oriz i bardhë dhe makarona…) rrit yndyrën në zonën e barkut. Këto efekte ndodhin për shkak të indeksit të lartë të glicemisë që shkakton lëshimin e insulinës së tepërt, e cila shoqërohet me shtim në peshë. Në vend të drithërave të rafinuar, zgjidhni karbohidratet komplekse, të cilat kanë një nivel të lartë të fibrave dhe proteinave.
Alkool
Konsumi i alkoolit shoqërohet me formimin e yndyrës në bark.
Kur pini alkool, të cilin trupi juaj nuk mund t’i ruajë si yndyrë, proteina ose karbohidrate, mëlçia juaj përpunon alkoolin, i cili ndërhyn dhe ngadalëson metabolizmin tuaj.
Një gotë verë e kuqe nganjëherë nuk është problem, por konsumimi i tepërt do të çojë në formimin e depozitave të yndyrës./arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...