Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka dhënë dritën e gjelbër për produksionet e muzikës, filmit dhe televizionit që t’ia fillojnë punës.
Udhëzimet e reja u bënë të ditura të premten teksa shteti fillon tranzicionin në Stadin III të përgjigjes së tyre ndaj koronavirusit, duke lejuar rihapjen e disa prej bizneseve të tjera përfshirë këtu edhe atyre të filmit dhe muzikës.
“Produksioni i muzikës, televizionit dhe filmit mund të rifillojë në Kaliforni, rekomandohet jo më herët se më 12 qershor, 2020, dhe do t’i nënshtrohen aprovimit nga zyrtarët e qarkut të shëndetit publik brenda juridiksionit të operimeve pas rishqyrtimit të të dhënave lokale epidemiologjikle”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shëndetit Publikt të Kalifornisë për The Hollywood Reporter.
Me të dhënat nga studiot më të mëdha të filmave në Hollywood, përfshirë Disney, Netflix dhe Warner Bros., grupi dërgoi letrën e bardhë në qeveritë e shtetit të Kalifornisë dhe Nju Jorkut, duke shpresuar se protokollet e reja zyrtarisht do të miratohen.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...