Google ADS

Vdes “Daja”, një nga super-grabitësit e parave në Rinas

10:40 | 9 Qershor 2020
Arbresh.info

Ragip Hajdini, një prej grabitësit e parave në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ishte i shtruar prej 4 ditësh. Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019.

Ai njihej me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova, ndërsa arrestimi i tij u bë më 26 prill te ‘Shkëmbi i Kavajës’ në një pronë të tijën, pak ditë pas super-grabitjes në Rinas.

Hajdini ishte arrestuar si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur pas grabitjes, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi.

Emri i tij u zbuluar pas dëshmisë së të penduarit, Alkond Bengas, i cili përmendi për herë të parë para hetuesve përfshirjen e një personi nga Kosova me pseudonimin ‘Daja’.

Ragip Hajdini, 50-vjeç, në 2012 është akuzuar se ka vjedhur edhe 25 kg ar së bashku me pesë persona të tjerë në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Pejës. Një prokuror i EULEX-it, që kreu hetimet dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit.

Në kërkim si të përfshirë për grabitjen e parave në pistën e Rinasit janë ende Talo Çela dhe Aleks Pepa.

Si ndodhi super-grabitja në Rinas? Grabitja ndodhi në orën 15:00 më 9 prill brenda në pistën e aeroportit të Rinasit. Pas grabitjes policia u vu në ndjekje të fugonit me mbishkrimin “Hetim Tatimor” që u përdor për grabitjen nga autorët, ku nga shkëmbimi me armë jari mbeti i vrarë koka e organizmit të vjedhjes, Admir Murataj, 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave.

Grabitësit hynë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Autorët kanë pasur informacion për vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë që do të niseshin nga Shqipëria me avion për në Vjenë, ku kanë shkuar deri në barkun e avionit për grabitjen e 4.6 milionë eurove./shqiptarja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme