Google ADS

“Heqja e reciprocitetit e nxorri Kosovën si fajtore e penguese të dialogut”

01:59 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Qeveria e re me në krye Avdullah otin pas votimit të ‘vështirë’ që ka marrë nga deputetët ka filluar punën e saj, ku tashmë edhe vendimet e para të saj kanë marrë dritën jeshile.

Kjo qeveri me të marrë bekimin e deputetëve e ka marrë edhe vendimin e saj për heqjen e masës së reciprocitett me Serbinë, masë kjo e cila ishte vendosur nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Sipas kryeministrit Hoti, masat janë hequr në mënyrë që t’i hapet dera rruga e dialogut për marrëveshjen finale me Serbinë.

Një vendim i tillë, është përcjellë me ‘apllauze’ brenda dhe jashtë vendit por edhe me kritika të shumta sidomos nga Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe PDK-ja e Kadri Veselit.

Por si e kanë parë një hap të tillë analistët politik, vendimin e kryeministrit Hoti për heqjen e reciprocitetit.

Politologu Albinot Maloku kanë dhënë vlerësimet e tij.

Sipas Malokut, tarifa 100% ishte klithma më e fuqishme për padrejtësitë e shkaktuara Kosovës.

“Ajo pati efektin e vet por që nuk u rikapitulua me fitore, kurse reciprociteti i shumë kërkuar e vlersoi Kosovën në nivel të barabartë me Serbinë”, thotë Maloku.

Ai vlerëson se me heqjen e të dyjave Kosova e nënvlersojë vetën dhe e pranoj në heshtje fajin e Serbisë se ishte ajo që i bëri obstruksione e pengesa dialogut.

“Mund t’i bëjmë qefin vetës në çfardo mënyre por që heqja e të dyjave e nxorri Kosovën si fajtore e penguese të dialogut, shto këtu edhe mospërmbushjen e Marrëveshjes së prillit 2013 të cilen qeveria e atëhershme e kishte prezantuar si historike”.

E vendimin për heqjen e masës së reciprocitetit, e ka përshendetur përmes një cicërime në Twitter edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke e konsideruar si një hap pa vonesa për kthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve./Syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme