Stuhia tropikale “Cristobal” ka goditur bregun juglindor të shtetit amerikan Louisiana, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Uragane.
Si pasojë e stuhisë erërat kanë fryrë me një shpejtësi mbi 85 kilometra në orë. Qendra Kombëtare për Uragane kishte njoftuar më herët se stuhi tropikale do të godisnin pjesën lindore të Teksasit dhe do zhvendoseshin deri në Florida.
Sakaq Guvernatori i Louisiana, John Bel Edwards, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë masat e ndërmarra për koronavirusin.
“Është koha të ndërmerren veprime për situata emergjente që përfshin mbajtjen e maskave dhe dezinfektimin e hapësirave duke marrë parasysh se jemi ende duke luftuar me pandeminë e koronavirusit”, u shpreh guvernatori.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...