Qendërmbrojtësi i Evertonit, Michael Keane, është hapur rreth betejës së tij me koronavirusin.
27-vjeçari mori sëmundjen pasi Premierliga ishte pezulluar dhe duhej të izolohej si rezultat i kësaj.
Keane ka zbuluar se ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe nuk mund të shkonte për vrap para se të testonte pozitiv.
“Mora virusin pasi mbaruam stërvitjen por para se vendi të hynte në bllokim”, i tha ai Mirror, përcjell lajmi.net.
“Unë shkova të luaja golf në Wentworth, u ndjeva keq kur po vozisja në shtëpi, kështu që nuk e kuptoj vërtet se ku e kam marrë”.
“Unë isha në dush dhe krejt papritmas u ndjeva sikur po ligështohesha. Nuk ishte diçka që kisha parë më parë. Dola nga dushi, isha duke u pastruar, thjesht u shtriva në shtrat sepse nuk mund të qëndroja në këmbë. Kam hequr shumë për dy netë, po djersitja vazhdimisht”, zbuloi anglezi.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...