Zbulohet pas 6 muajsh misteri i vdekjes së binjakëve në Berat: U asfiksuan

18:28 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Del autopsia e binjakëve që ndërruan jetën në 26 janar të këtij viti në Berat.

Sipas autopsisë rezulton se binjakët 5-muajsh kanë ndërruar jetë nga mungesa e ajrit.

Ato janë mbuluar me batanije menjëherë pas ushqimit, çka ka shkaktuar asfiksinë e dy foshnjave.

Dy djemtë binjakë vetëm 5 muajsh të familjes Agalliu u paraqitën mëngjesin e datës 26 janar në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Beratit pa shenja jete.

Mjekët dyshuan se foshnjat mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomën e banesës ku jetonin, ndërkohë që i dërguan për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit,në lagjen “Uznovë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme