Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kjo rritje e madhe e rasteve me coronavirus është rezultat i mbledhjeve dhe takimeve familjare të fundjavës së 23, 24 dhe 25 maj, përkatësisht para dy javëve.
Ai tha se gjatë asaj jave myslimanët festonin festën e Bajramit ndërsa ortodoksët festën e “Shën Kirilit dhe Metodit”, dhe kishte karantinë të pjesshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë fundjavës përderisa kishte orë policore në disa komuna, epidemiologët i testuan kontaktet e pacientëve me coronavirus. Analiza tregoi se pjesa më e madhe janë sëmurë në takime familjare. Rreth 65% e rasteve aktive kanë ndërlidhje me raste tashmë të njohura, ndërsa 90% janë nga 41 klasterë në Shkup”, tha Filipçe.
Sipas tij, pjesa më e madhe të të infektuarve të rinj janë asimptmatik dhe vetëm tetë pacientë ndodhen në ventilim mekanik.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...