Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka intensifikuar masat mbrojtëse në vazhdën e përpjekjeve për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Në këtë drejtim, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Luigj Imeri ka kontaktuar të gjithë kolegët të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Me ç’rast, dy nga nëntë kolegët tanë kanë shprehur se kanë simptoma më të theksuara, njëri gjendet në spital për trajtim, ndërsa të tjerët gjenden në vetizolim dhe me gjendje të mire (pa simptoma) dhe stabile. Në anën tjetër, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me IKSHPK-në, sot janë testuar edhe 46 nga 63 kolegët tone që dyshohet se kanë pasur kontakt me kolegët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për më tepër, Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv pas analizimit të situatës ka vendosur të ndryshoj orarin e punës në njësitë prodhuese DPQ, TCA dhe TCB. Si rrjedhojë, tani e tutje në prodhim do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në mirëmbajtje do të punohet në GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.
Prandaj, menaxhmenti bënë apel edhe një herë tek të gjithë punëtorët që të jenë vigjilent kudo që ndodhen në respektimin e rekomandimeve të IKSHKP-së, duke mbajtur distancën sociale dhe gjithashtu përdorimin e pajisjeve të nevojshme higjienike. Veprime këto të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...