Pas lehtësimit të masave në Kosovë është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Covid-19, por në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës po trajtohen vetëm 20 pacientë trë infektuar me këtë virus.
Drejtoresha e Klinkës Infektive në ShSKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë për Reporterin, se momentalisht numri i të infektuarve që janë duke u trajtuar është 20.
“Momentalisht i kemi 20 pacientë me COVID-19, prej tyre 5 janë në oksigjeno terapi kurse një person është në mjekim intensiv”, ka thënë ajo.
Kosova vazhdon të përballet me Coronavrusin, pavarësisht lehtësimit të masave ku vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja të prekur me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e 234, kurse numri i të shëruarve është 890. Numri i viktimave si shkak i Coronavirusit në Kosovë është 31.
Neuer pyetet nëse do të rikthehet nga pensionimi pas lëndimi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur