Gratë që kërkojnë punë në Kosovë kanë përgatitje më të lartë universitare se sa punëkërkuesit burra

13:32 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë këtij viti në Kosovë në kërkim të punës janë regjistruar rreth 38 mijë qytetarë.

Nga 37,392 sa është numri i plotë i punëkërkuesve, 60% e tyre janë të pashkolluar, shkruan arbresh.info.

Instituti GAP përmes raportit ‘Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës’ ka bërë të ditur se vetëm 4% e personave që kërkojnë punë janë me arsim të lartë.

Shumica e punëkërkuesve të pashkolluar, me arsim fillor dhe të mesëm janë burra ndërsa me pjesa tjetër me Bachelor, Master apo PhD  cilat janë gra.

“Sa i përket arsimit të punëkërkuesëve, pjesa dërmuese apo 60% e këtyre punëkërkuesve janë të pashkolluar, ndërsa 29% kanë përfunduar shkollën fillore dhe të mesmen profesionale. Rreth 7% janë me gjimnaz të përfunduar, ndërsa 4% me arsim të lartë. Prej punëkërkuesve të pashkolluar, me arsim fillor dhe të mesëm shumica janë burra, përveç punëkërkuesve me Bachelor, Master apo PhD të cilat janë gra. Dallimet në mes të burrave dhe grave në nivel të arsimit lë të kuptohet që edhe te individët që kanë arsim të lartë do të ketë më shumë gra se sa burra të papunësuar. Kjo mund të vijë si pasojë e kritereve të larta që hasin gratë gjatë kërkimit të një pune qoftë të përshtatshme apo të papërshtatshme me fushën e saj të arsimit, gjë që mund të çojë në një mospërputhje mes atyre dhe një pjesëmarrje më të ultë të grave në treg të punës në përgjithësi”, thuhet në raport.

Në të njëjtin raport thuhet se vetëm gjatë prillit të këtij viti në Kosovë, listës së punë kërkuesve të Agjencisë së Punësimit bashkë me 34 zyrat e saj lokale i janë shtuar  32,377 punëkërkues të rinj./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme