Rastet e reja me COVID-19 në Prishtinë, Ahmeti sot mban konferencë për medie

shpend ahmeti
13:20 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot do të mbajë konferencë për shtyp.

Konferenca do të mbahet në katin e parë në ndërtesën e vjetër të Komunës, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar për medie.

“Te nderuar, sot ne oren 15:00, Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencë per shtyp, në katin e parë, ndërtesa e vjetër e Komunës. Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Konferenca vjen pas rritjes së numrit të infektuarve në Prishtinë ku vetëm dje u paraqitën 10 raste të reja.

 

 

Të ngjashme