Google ADS

Aktivizohet LDK-ja në Kodrën e Trimave, kërkon Vjosa Osmanin në krye të partisë

12:40 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Ngjarjet e fundit në politikë duket se i kanë lënë të pakënaqur votuesit e LDK në Kodrën e Trimave.

Siç merret vesh, disa banorë afër degës së parë të LDK në Kodrën e Trimave, dyshohet ta kenë nisur një aksion si shenjë mbështetjeje për më të votuarën e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Pakënaqësia më e madhe lindi kur Vjosa Osmani, personi më i votuar në LDK, e po ashtu kandidate për Kryeministër, u la anash nga krerët e partisë së saj.

E kjo pakënaqësi rezultoi duke shprehur revoltën e tyre përmes shkrimeve neper mure, kështu duke kërkuar udhëheqjen e LDK-së nga Vjosa Osmani.

Parullat që u panë ishin këto:

“E duam Vjosën kryetare të LDK-së”
“Me Vjosën”
“Poshtë Isa Mustafa”

Ku është̈ Vjosa jemi ne”
“Me Vjosën jo me Isën”

Mesazhi i këtyre parullave është i qartë. Votuesit e LDK kërkojnë që partia duhet të udhëhiqet nga Vjosa Osmani.

E në rast se nuk ndodh kjo atëherë përmes fjalës “Ku është Vjosa jemi ne” të pakënaqurit shprehin gatishmërinë në rast se Vjosa Osmani krijon partinë e saj atëherë edhe ata do ta ndjekin.

Këto janë fotot e dërguara nga banorët e lagjes.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme