Serbi, 500 mijë shtëpi pa interneti, shteti planifikon ndërtimin e rrjetit

12:06 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Në zonat rurale të Serbisë ekzistojnë rreth 500,000 shtëpi të cilat nuk kanë qasje në internet.

E për të zgjidhur këtë problem, do të kujdeset ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e cila do të ndërtoj infrastrukturën e komunikimi, shkruan gazeta serbe tanjug, transmeton arbersh.info.

Aty thuhet gjithashtu se për këtë projekt ministria do të ndalë 5,220,000 dinarë ndërsa pjesa tjetër do të jetë përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në shumën e 2.1 miliard dinarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme