32 mijë persona u regjistruan si të papunë gjatë prillit, gjysma prej tyre gra

11:56 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Pandemia Covid 19 ka goditur edhe ekonominë e Kosovës.

Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti Agjencia e Punësimit bashkë me 34 zyrat e saj lokale kanë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinj, shkruan arbresh.info..

Sipas raportit ‘Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës’ të publikuar nga Instituti GAP gati gjysma e punëkërkuesve janë gra.

“Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm. Vetëm në muajin prill 2020, Agjencia e Punësimit bashkë me 34 zyret e saj lokale kanë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinjë. Kjo ka bërë që numri i punëkërkuesve të regjistruar për periudhën janar-prill 2020 të shkojë në 37,392. Gati gjysma e tyre (16,820) janë gra. Marrë parasysh shkallën shumë të lartë të joaktivitetit ekonomik të grave dhe barrierave të tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë”, thuhet në raport.

Aty thuhet gjithashtu se për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e goditur financiarisht nga pandemia, më 30 mars 2020, Qeveria e Kosovës aprovoi Pakon Emergjente Fiskale me një vlerë prej rreth 179 milionë euro./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme