Manchester City është i gatshëm të garojë me Chelsea-n për shërbimet e yllit të Leicester City-t, Ben Chilwell.
Përformancat e Chilwell me “Dhelprat” kanë bërë që të fitojë vëmendjen e Chelsea-s dhe City-t, skuadra të cilat synojnë ta përforcojnë mbrojtjen gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Telegraph, Pep Guardiola do provojë ta transferojë Chilwell, nëse vendos të transferojë ndonjë mbrojtës të krahut.
Benjamin Mendy ka pësuar lëndime të shpeshta, kurse Oleksandr Zinchenko mund të luaj më mirë në rolin e mesfushës, andaj tekniku spanjoll do e shikojë mundësinë e përforcimit të krahut të majtë në mbrojtje.
Chelsea gjithashtu ka interesim tejet të madh për Chilwell duke e bërë prioritet për merkaton verore.
Lampard është ndarë i pakënaqur nga Emerson dhe Alonso, andaj ka kërkuar nga bordi transferimin e anglezit.
Këtë sezon 23-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime./arbresh.info.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...