Nëna e Neymar-it dhe i dashuri i saj përfundojnë në spital pas një incidenti në shtëpi

10:23 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Nëna e Neymar, Nadine Goncalves dhe i dashuri i saj 23-vjeçar, Tiago Ramos kanë përfunduar në spital pas një incidenti në shtëpi.

Qifti ishte pyetur nga policia braziliane, ndërsa njëri prej tyre ishte lënduar te krahu, transmeton portali arbresh.info.

Nadine telefonoi ambulancën pas argumentit që ndodhi në banesën e tyre në Santos.

Tiago-s iu desh të bënte 12 qepje sepse thuhet se ka thyer një copë të gotës.

Kujtojmë se qifti u bashkua në prill dhe pas një pauze u ribashkuan në maj.

Nadine u nda nga babai i Neymar, Wagner Ribeiro, me të cilin ishte 25 vjet bashkë dhe kanë dy fëmijë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme