Mesfushori i Chelsea-s, Tiemoue Bakayoko është në kontakt me AC Milan-in duke shpresuar për rikthimin në “San Siro”.
25-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon huazim te Monaco dhe klubi francez ka mundësinë e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sipas Tuttosport, Bakayoko është në kontakte me Milan dhe shpreson të rikthehet në afatin veror.
Bakayoko zhvilloi 42 ndeshje me “Rosonerët”, të cilët mund të provojnë ta huazojnë me mundësi blerje në qershor të vitit 2021.
Chelsea nuk është i gatshëm ta lejojë Bakayoko-n të largohet me çmim të lirë, ngase kontrata e lojtarit skadon në vitin 2022.
Chelsea shpenzoi 40 milionë euro për ta transferuar mesfushorin defansiv në sezonin 2017/18 dhe shpreson të rikthejë se paku 30 milionë euro nga shitja e këtij të fundit.
PSG mbetet e interesuar për francezin./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...