Google ADS

Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

09:17 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë pësuar rënie gjatë këtij viti.

Në tre muajt e parë të këtij viti rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit, dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e parë (TM1) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërsa çmimet e prodhimet që kanë pësuar rënie më të ulët janë prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës.

“Çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.2 % në mes të TM1 2019 dhe TM1 2020. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-5.6%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t., (-4.6%), prodhimi I produkteve minerale jo metalike (-2.9%), prodhimi i mobilieve (-2.2%), prodhimi i pijeve (-2.1%), prodhimi i metaleve (-1.0%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (-0.9%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi I artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-0.8%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-0.5%), prodhimi i pajisjeve elektrike (-0.5%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.3%) dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.2%)”, thuhet në raport.

Në të njëjtin raport thuhet se rënia është neutralizuar nga nga ngritja e çmimeve te prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve.

“Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (7.0%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.6%), prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysem rimorkiove (1.4%), përpunimi I produkteve ushqimore (0.7%), xeheroret dhe guroret tjera (0.4%) dhe prodhimi produkteve kimike (0.4%)”, thuhet më tej në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme