Google ADS

Qeveritë Haradinaj dhe Kurti shpenzuan nga rreth 5 mijë euro çdo ditë

08:39 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Dy ish-Qeveritë e Kosovës kanë shpenzuar nga rreth 5 mijë euro çdo ditë.

Saktësisht për 91 ditët e para të këtij viti, totali i shpenzimeve të ish-Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe ish-qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti ishte 400.3 milionë euro, raporton Arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në Llogaritë Qeveritare të Kosovës për TM1 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve, shkruan arbresh.info.

Ndërsa mbi 30% e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje 38.6%, kontributet sociale dhe përfitimet 33.2%, konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 10.1%, formimi i kapitalit bruto 6.2%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Gjithashtu në të njëjtin raport thuhet se shpërndarja më e madhe e shpenzimeve është bërë në sektorin e mbajtjes sociale.

“Shpërndarja më e madhe e shpenzimeve është bërë në sektorin: mbrojtja sociale 31.7%, arsimi 15.7%, shërbime të përgjithshme me pjesëmarrje prej 14.7%, çështjet ekonomike me pjesëmarrje prej 11.7%, shëndetësia 10.8% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë”, thuhet më tej në raport.

E të hyrat e Qeverisë së Kosovës ishin pothuajse sa shpenzimet.

Në tre muajin e parë të këtij viti të hyrat ishin 402.4 milionë euro, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë tatimet në produkte.

“Shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme për TM1 2020 ishte 402.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte të cilat paraqesin 73.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK.

Ndryshe buxheti i Kosovës është miratuar në mars të këtij viti. Buxheti për 2020-es ka qenë 2.3 miliardë euro../Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme