Napoli: Fabian nuk largohet, ka kontratë me klubin

08:05 | 8 Qershor 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Napoli-t, Cristiano Giuntoli ka siguruar se mesfushori Fabian Ruiz, nuk është në merkato.

Spanjolli kërkohet nga dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid, por mesa duket do mbetet në “San Paolo”, transmeton portali arbresh.info.

Kështu ka thënë Giuntoli, i cili ka bërë me dije se në sezonin e ardhshëm do nisin bisedimet për rinovimin e kontratës.

“Fabian ka tri vite kontratë të mbetura dhe do bisedojmë për rinovimin në vitin e ardhshëm”.

“Mendoj se ai do mbetet te Napoli, është i lumtur aty dhe përshtatet mjaftë mirë me Gennaro Gattuso-n”, theksoi ai.

Fabian këtë sezon ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime në 32 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme