Google ADS

Paguaj dyfish për një pije,nisma e re kërkon të ndihmojë lokalet pas Covid-19

01:50 | 8 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Një nismë ka nisur në Belgjikë, për të ndihmuar baret dhe restorantet që kanë vuajtur rëndë nga kufizimet e koronavirusit. Klientët do të paguajnë dyfish për një pijë të caktuar.

Kjo nismë është e kundërta e ‘Happy Hour’, ku pijet shpesh janë bli- një dhe merr – dy.

Sipas Federatës së Kafeneve, e cila është duke e përkrahur lëvizjen, gjysma e 12,000 kafeneve të vendit mund të mbyllen për shkak të COVID-19.

Bizneset e mikpritjes po përgatiten të rihapen javën e ardhshme, pas më shumë se dy muajsh mbyllje dhe dashamirësit e birrës në Belgjikë,  (kultura e birrës e të cilëve është në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale të UNESCO-s) janë thirrur t’i ndihmojnë ata.

‘Ju e kujtoni Happy hour nëpër lokale’, – shkruhet në websiten e Helpy Hour. ‘Epo, tani që baret janë duke u rihapur ngadalë, pasi ndenjën të mbyllur për muaj me rradhë, është koha për të rikthyer nderin.’

Gjëja më e rëndësishme është është që ju vendosni se kur të paguani Helpy Hour. Thjesht thuajini banakierit ose kamarierit dhe paguani dyfish për një pije.

Edhe pse bareve dhe restoranteve në Belgjikë u është lejuar të rihapin dyert e tyre nga 8 qershori, ato do të duhet të zbatojnë masa të rrepta për distancimin social, të cilat pritet të ndikojnë në numrat e klientëve./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme