Suarez: Ambicia nuk ndryshon, duam trofe

00:28 | 8 Qershor 2020
Trina Galanxhi

La Liga edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të rinis sezonin, duke bërë kështu që skuadrat të përgatiten tashmë më intensivisht gjatë këtyre dy javëve.

Lidhur me rifillimin e sezonit dhe ambiciet e Barcelonës ka folur edhe Luis Suarez, i cili ka thënë se skuadra ka mendësinë e njëjtë.

“Ambiciet janë të njëjta, të fitojmë gjithçka që mundemi, dhe mendoj se jemi në formë për ta bërë këtë”, ka thënë Suarez, transmeton lajmi.net.

“Shoh skuadrën që po bën mirë dhe kjo është shpresdhënëse”, shtoi uruguaiani.

Suarez vuante nga një dëmtim, por puaza e Covid-19 i jep mundësi për rikuperim atij, dhe mundësinë për të mbyllur sezonin në fushat e blerta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme