Bashkimi Demokratik për Integrim e trajton shëndetin publik me seriozitetin dhe kujdesin më të madh dhe vlerëson që përpjekjet për rruajtje të shëndetit nuk mund të izolohen nga proceset tjera shoqërore ku të gjithë jemi pjesëmarrës dhe kemi përgjegjësi.
Në këtë kohë pandemie kur nevojiten informacione shkencërisht të konfirmuara, qytetarët janë të ekspozuar ndaj një fushate të paskrupulltë të lajmeve të rreme dhe propagandës, kryesisht në platformat e rrjeteve sociale dhe mediat elektronike.
Vërshimi i dezinformatave, lajmeve të rreme, propagandës ka rezultuar në infodemi mediatike dhe kontaminim të diskursit publik që po cënon kredibilitetin e përpjekjeve për ta tejkaluar pandeminë, por edhe po keqinformon qytetarët.
Ju shprehim mirënjohje mediave kredibile për seriozitetin dhe i ftojmë që të na bashkangjiten në denoncimin dhe parandalimin e infodemisë, ndërsa partitë politike të përmbahen nga propaganda dhe tendenca për politizim të pandemisë.
Qytetarët të kanë kujdes burimin e informacionit dhe të kontrollojnë me burimet institucionale çdo informatë të dyshimtë propagandistike në lidhje me shëndetin e tyre dhe masat restriktive parandaluese./ts/
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...