Bishtat e qershisë, zhdukin gurët në veshka dhe infeksionet e traktit urinar

23:22 | 7 Qershor 2020
Trina Galanxhi

A e dini se bishtat e qershisë përdoren si ilaç në mjekësinë tradicionale?

Bishtat e qershisë janë të njohura për vetitë e tyre diuretike që promovojnë funksionimin e duhur të veshkave dhe zvogëlojnë mbajtjen e ujit. Ata parandalojnë formimin e gurëve në veshka dhe infeksioneve të traktit urinar. Bishtat e qershisë stimulojnë gjithashtu eleminimin e toksinave nga trupi përmes urinës dhe jashtëqitjes.

Përfitimet shëndetësore të bishtave të qershisë:

– forcimi i nervave

– efekt qetësues në mendje

– uljen e edemës dhe blozës

– vetitë anti-inflamatore

– pastrimi i gjakut

– ulja e kolesterolit

– e dobishme kundër anemisë, celulitit dhe artritit

– vrasës efektiv i dhimbjeve

Çaji i bishtave të qershisë:

Për çaj mund të përdorni bishtat e njoma ose të thata. Nëse dëshironi t’i thani, vendosini në një karton dhe në një vend të errët dhe të thatë për dy ditë. Më pas vendosini në një enë hermetike.

Shtoni 5 lugë gjelle në 1 litër ujë të valë. Lëreni të marrë valë për 5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni mbuluar për 15 minuta. Mund të shtoni sheqer ose mjaltë sipas dëshirës./ilirianews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme