Nga 40 rastet e fundit të cilat u konfirmuan nga IKSHPK si të prekur me koronavirus, 10 janë në Prishtinë.
I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se tanimë kanë më shumë informacione rreth këtyre 10 rasteve.
Ai tha se fatkeqësisht papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut ka shkaktuar shumë telashe më të mëdha, transmeton Indeksonline.
Tutje ai tha se duke anuar nga kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohen për dezinfektim të plotë.
Postimi i plotë:
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...