Ndryshon tabela e Superligës pas ndeshjeve së sotme, Ballkani humb kreun

19:56 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Ka ndryshuar tabela e Superligës pas tri ndeshjeve që u zhvilluan sot (e diele).

Ballkani që ishte në krye te tabelës ka barazuar me Drenicën, andaj ka humbur kreun, të cilën e mban Drita, shkruan portali arbresh.info.

Gjilani gjithashtu nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi që t’i afrohet rivalëve duke barazuar në shtëpi me Trepçën ’89.

Ndërsa, Prishtina ka fituar tri pikë në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat të thellë Ferizajin.

Drita prinë në tabelë me 46 pikë, një më shumë se Ballkani, kurse pozitën e tretë me mban Prishtina me 44 pikë, derisa Gjilani renditët në pozitën e katër me 42 pikë.

Ndërsa, zona e rrezikshme nuk ndryshon, pra skuadrat që mund të bien në sezonin e ardhshëm mbesin Trepça ’89, Ferzaji, Vushtrria dhe Dukagjini./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme