Prishtina ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Ferizajit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës.
“Bardhëkaltërit” mposhtën Ferizajin në “Fadil Vokrri” me rezultat bindes 8 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Meriton Korenica në minutën e tetë ndryshoi shifrat, ndërsa pas nëntë minutave Altin Ibrahimi barazoi rezultatin, kurse ishte Ahmed Januzi që në minutën e 30-të ktheu epërsinë e vendasve, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në 45-minutëshin e dytë skuadra e Prishtinës ishte tjetër skuadër duke shënuar edhe gjashtë gola të tjerë.
Ishte Diar Miftaraj që në minutën e 46-të trefishoi rezultatin, ndërsa pas një minuti Korenica shënoi golin e katër, i njëjti në minutën e 58-të kompletoi hat-trickun.
Me pas ishte Endrit Krasniqi që në minutën e 63-të shënoi golin e gjashtë për vendasit, ndërsa pas gjashtë minutave ylli i skuadrës Otto John shënoi golin e shtatë të Prishtinës dhe fitoren e vulosi Kreshnik Uka në minutën e 76-të.
Pas kësaj fitore, Prishtina renditët në pozitën e tretë me 44 pikë, dy me pak se rivali Drita, kurse Ferizaj mbetet në pozitën e 10-të me 25 pikë./arbresh.info.
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...