Pavarësisht raportimeve që Inter ka interesim për sulmuesin e Chelsea-s, Pedro, lojtari ka vendosur t’i bashkohet rivalit Roma.
Spanjollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga Premierë Liga, transmeton portali arbresh.info.
Kishte raportime që Inter ka interesim të madh për Pedro-n dhe ka bërë një ofertë, por kjo mesa duket nuk e ka bindur.
Sipas Corriere dello Sport, Pedro ka arritur marrëveshje personale me Romën.
“Romakët” i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me mundësi edhe për vitin e tretë, derisa vlen 3 milionë euro për sezon plus bonuset.
Mirëpo, Roma do largojë disa lojtarë para se të transferojë Pedro-n.
Lojtarët si Diego Perotti, Cengiz Under, Javier Pastore dhe Justin Kluivert pritet të largohen./arbresh.info.
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...