Google ADS

Mustafa: Atakimi i familjes së Osmanit-neveritës, nëse pati argumente, pse s’dolën para se të zgjidhej Kryeparlamentare

18:35 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me publikimin e shumë lajmeve që po bëhen kinse babai i Vjosa Osmanit është Raif Osmani, gjë për të cilën reagoi sot edhe vetë Osmani.

Mustafa tha se atakimi i familjes së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani është neveritës.

Isa Mustafa tha se mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet të shprehen dhe debatohen, jo përmes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve, transmeton Indeksonline.

Sipas tij kjo është mënyra më morbide e luftës politike, ku shtoi se është ndër ata që pareshtur i është sulmuar familjes.

Postimi i plotë:

Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.

Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë.

Jam ndër ata që parreshtur më është sulmuar familja.

Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë. IM

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme