Futbolli italian po vijon përgatitjet për t’iu rikthyer normalitetit, duke nisur qe prej javës së ardhshme, ndonëse fillimisht pa praninë e tifozëve, ndërsa klubet tani do të duhet të mendojnë për një tjetër problematikë.
Kjo pasi plot 54 futbollistë të skuadrave të ndryshme të Serisë A, do të jenë të lirë në fund të 30 qershorit, pasi u përfundon kontrata ose marrëveshja e huazimit dhe do të duhet t’u bashkohen klubeve që kanë pronësinë.
Shpesh është folur për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por deri tani Liga nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim, ndërsa gjasat më të mëdha janë që klubet të angazhohen në zgjidhje individuale me çdonjërin prej lojtarëve.
Kështu duke nisur nga Juventusi, Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon janë dy futbollistët që prej 1 korrikut nuk do të kenë më detyrime ndaj klubit dhe bardhezinjtë kanë nisur punën për të rinovuar bashkëpunimin me ta.
Duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë legjendarë të klubit, nuk pritet të ketë vështirësi për të gjetur gjuhën e përbashkët, por më shqetësuese mbetet situata në klube të tjera, që kanë një numër të lartë futbollistësh të huazuar.
Një situatë e komplikuar paraqitet te Verona, që ka shumë futbollistë në huazim, përfshi këtu edhe emra si Amrabat dhe Rrahmani, të cilët i ka shitur na janar, por i ka mbajtur në huazim deri më 30 qershor.
Përveç këtyre, edhe mesfushori portugez Miguel Veloso, ashtu si trajneri Ivan Juriç, do të jenë të lirë pas 30 qershorit, datë kur u përfundon edhe kontrata, ndaj presidenti i veronezëve do të ketë shumë punë gjatë këtyre ditëve, për të ruajtur të pa cënuar skuadrën deri në fund të sezonit.
Te Milani nuk kanë ende një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me yllin e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa edhe mesfushori
Bonaventura do të jetë i lirë prej 1 korrikut, duke zvogëluar mundësinë e zgjedhjeve për trajnerin Pioli.
Nuk ka mbetur pa u prekur prej kësaj situate edhe Interi, që do të duhet të zgjasë të paktën përkohësisht huazimin e Alexis Sanchez, ndërsa edhe Borja Valero e Sensi nuk do të kenë detyrime kontratuale pas datës 30 qershor, transmeton ss.
Për mesfushorin spanjoll mund të ketë një kontratë të re dy mujore, duke qenë se është lojtar i lirë, ndërsa për Sensin, zikaltrit do të duhet të ushtrojnë të drejtën e blerjes deri në fund të muajit.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë