Hoxha i VV-së, “Vuçiçi tepër i kënaqur me Qeverinë Koti”

16:37 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Elvis Hoxha, ish-këshilltar politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, ka kritikuar dy qeveritë shqiptare, atë të Edi Ramës në Shqipëri dhe atë të Avdullah Hotit në Kosovë.

Hoxha qeveritë i ka krahasuar të dy këto qeveri me regjimet fashiste serbe që diskriminonin në baza etnike shqiptarët, raporton arbresh.info.

Postimi i tij:

Qeveria Koti kërkon që të ketë reciprocitet në heqjen e reciprocitetit.

Vuçiçi tepër i kënaqur me Qeverinë Koti.

Ata që kërkojnë prej shqiptarëve të heqin reciprocitetin, nuk janë shumë larg prej atyre që i konsiderojnë shqiptarët si entitet me të cilin nuk mund të bashkëjetohet.

Qeveria që ua shkatërron shqiptarëve Teatrin Kombëtar, nuk është më mirë se të tjera që e konsiderojnë shqiptarin si qenie me bisht./arbresh.info/

https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/1146437912381595

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme