Google ADS

Juventus kontakton Verona-n për Kumbulla-n, Inter shihet favorit

15:29 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Transferimi i yllit të Hellas Verona-s, Marash Kumbulla është një ndër problemet e gjigantëve italian.

Dy skuadrat e mëdha, si Juventus dhe Inter që disa muaj janë duke e monitoruar situatën e shqiptarit dhe në verë do provojnë ta transferojnë, transmeton portali arbresh.info.

Verona për Kumbulla-n kërkon 28 milionë plus 7 milionë euro bonus, vlerë e cila është me e madhe se oferta që kishte bërë Napoli gjatë janarit, duke ofruar 21 milionë plus 4 milionë euro bonus.

Në ditët e fundit, Verona ka takuar Juventus-in dhe Inter-in dhe ka shpjeguar situatën e lojtarit.

Inter shihet si favorit, mirëpo “Zonja e Vjetër” mund të ndryshojë situatën nëse tregohen me seriozë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme