Google ADS

Di Maria: Barcelona me kërkoi në vitin 2017, por PSG nuk e pranoi ofertën

15:00 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Angel di Maria ka zbuluar se ishte afër t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2017.

Pas transferimit të Neymar te PSG, Barcelona e kërkonte argjentinasin, mirëpo nuk ia dolën, pastaj transferuan sulmuesin e Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe Di Maria, i cili zbuloi se PSG nuk pranoi ta shesë.

“Isha shumë i lumtur në Paris, por disa njerëz në atë kohë me treguan disa gjëra, që rezultuan gënjeshtra”.

“Barca provoi të më transferonte. Dy klubet diskutuan, por PSG nuk pranoi të me shesë dhe përfundojë aty”.

“Këto gënjeshtra me shqetësuan shumë, por në fund, mos largimi ishte gjë e mirë sepse jam i lumtur në Paris”, theksoi ai.

Di Maria arriti që këtë sezon të fitojë Ligue 1 shkaku i ndërprerjes parakohe, kurse mbesin në garë për Ligën e Kampionëve.

Kontrata momentale argjentinasit i skadon në verën e vitit të ardhshëm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme