Legjenda e Chelsea-s, Michael Ballack beson se ylli i RB Leipzig, Timo Werner do shkëlqejë në “Stamford Bridge”.
Werner, i cili është golashënuesi i dytë në Bundesligë, thuhet se ka arritur marrëveshje që në fund të sezonit t’i bashkohet “Bluve”, transmeton portali arbresh.info.
Klauzola e lirimit të Werner është 49.4 milionë euro dhe skadon të hënën (15 qershor), kurse “Blutë” i kanë ofruar 200 mijë euro në javë.
Ish kapiteni i Gjermanisë beson se është vendim i mirë që Werner të transferohet te Chelsea, ndërsa mendon se klubi i vjetër do shpenzojë shumë para që të garojë përsëri për trofeun e Premierë Ligës.
“Mendoj se është vendim i mirë për dy anët. Për Timo, sepse do përshtatet aty, shkaku i mënyrën që luan futbollin”.
“Mendoj se ai ka vendosur për Chelsea, sepse do këtë mundësi më të mirë të luaj, e cila është shumë e rëndësishme për të”.
“Skuadra do ndërtohet, do jetë shumë e fuqishme dhe Chelsea do shpenzojë shumë para në mënyrë që të garojë përsëri”.
“Skuadër e re është duke u formuar, është shumë premtuese. Werner do luaj me lojtarë shumë më të mirë se në Leipzig”, theksoi ai.
Werner gjithashtu është i lidhur me dy rivalët Manchester United dhe Liverpool./arbresh.info.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...