Legjenda e Inter-it, Wesley Sneijder ka besimin se mund të ishte bërë si ylli i Juventus-it, Crisitano Ronaldo ose i Barcelonës, Lionel Messi.
Messi dhe Ronaldo cilësohen si dy lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe Sneijder ka besimin se ai mund të ishte bërë si ta, transmeton portali arbresh.info.
Por, holandezi ka zbuluar se kjo nuk i ka pëlqyer, derisa dyshja ka bërë shumë sakrifica.
“Mund të isha si Messi ose Ronaldo. Thjeshtë nuk e ndjeja se me pëlqen”.
“E shijova jetën time. Leo dhe Cristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica”, theksoi ai.
Sneijder në vitin 2010 ishte ndër tre mesfushorët më të mirë në botë, sezon në të cilin u cilësua se mesfushori më i mirë nga UEFA./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...