Vetura diplomatike rrezikon jetën e qytetarëve në Shqipëri, vozit mbi 100 kilometra në orë

13:06 | 7 Qershor 2020
L G

Një veturë diplomatike ka  tejkaluar shpejtësinë e lejuar, duke rrezikuar  kështu pjesëmarrësit në trafik dhe jetën e qytetarëve në rrugën e Laçit që dërgon për Durrës.

Vetura e pajisur me targa CD, ishte në shpejtësi mbi 100 orë, duke tejkaluar kështu shpejtësinë e lejueshme prej 40 kilometra në orë.

Shpejtësia e veturës mund të dëshmohet nga video më poshtë.

arbresh.info, ka siguruar video dhe foto ku shihet vetura diplomatike duke tejkaluar disa vetura një pas një.

Ndryshe, mjetet e transportit zyrtar të Përfaqësive Diplomatike, të Konsullatave dhe Organizatave Ndërkombëtare si dhe mjetet e transportit privat të personelit të tyre që mbajnë pasaporta diplomatike, në Shqipëri pajisen me targa CD.

Mjetet e transportit privat të personelit të Përfaqësive Diplomatike, Konsullore dhe Organizatave Ndërkombëtare që mbajnë pasaporta shërbimi, do të pajisen me targa TR Jeshile.

Gjithashtu, me këtë targë, pajisen edhe mjetet e transportit zyrtar të misioneve të ndryshme që veprojnë në Shqipëri por që nuk gëzojnë status të plote diplomatik./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme