Një grup i epidemiologëve nga Hong Kongu ka kryer një studim ku ka gjetur se 20 përqind e rasteve të ekzaminuara janë përgjegjës për më shumë se 80 përqind të transmetimit të infeksionit me Covid-19.
Kjo do të thotë që 70 përqind e të gjithë atyre që ishin infektuar nuk e transmetojnë virusin te të tjerët, dhe se të gjitha rastet kur infeksioni u përhap në të vërtetë ndodhi në tubime sociale nëpër ambientet e mbyllura, transmeton portal arbresh.info
“Frekuenca e përhapjes në shkallë të gjerë është më e lartë nga sa mund ta imagjinonim, dhe nëse ka një valë tjetër, ne do të dimë se si ta trajtojmë më mirë, “tha shkencëtari Ben Colling.
Ai shtoi se tubimet duhet të lejohen jashtë, por që shumë njerëz nuk duhet të qëndrojnë brenda për shkak të mundësisë së infeksionit.
Studimi i publikuar është paraprak, kështu që akoma nuk është rishikuar dhe ende kërkon shumë punë.
Në shkurt, një grua koreane infektoi 43 persona duke shkuar në Mass, dhe në Uashington një muaj më vonë, një anëtar i një grupi infektoi rreth 53 njerëz. Një avokat nga Neë York e transmetoi koronavirusin deri në njëqind njerëz në komunitetin e tij./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...