Mario Balotelli mbyll para kohe aventurën e tij te Brescia dhe e bën këtë në mënyrën më të keqe të . Ende pa u mbyllur ky sezon Supermario është licensuar nga klubi i vendlindjes së tij pasi presidenti i “dallëndysheve” Massimo Cellino i ka dërguar futbollistit një letër ku i kërkon prishjen e parakohëshme të kontratës.
Pesë gola në 19 ndeshje dhe duket se palët do ta mbyllin bashkëpunimin. Në media prej ditësh është raportuar diçka e tillë, por tanimë ka një hap konkret, sikurse raportojnë “Il Messaggero” dhe “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi nuk është paraqitur në stërvitje, sipas medieve italiane, ndaj edhe te Brescia janë lodhur.
“Dallëndyshet” janë drejt rënies në Serie B, pasi renditen në vendin e fundit dhe nëse nuk do të luajnë në Serie A sezonin e ardhshëm, atëherë kontrata me Balotellin do të ndërpritet menjëherë, pasi është e parashikuar në marrëveshjen e bërë verën e shkuar. Tashmë Balotelli duhet të mendojë për një destinacion të ri ku mund të vijojë karrierën, dhe nuk do të ishte aspak çudi që të transferohet në Brazil aty ku e kërkojnë me ngulm dy skuadra Flamengo dhe Vasco da Gama!
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë