36 rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

20:51 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe tridhjetë e gjashtë raste me Covid-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu nga Covid-19 janë shëruar edhe tetë pacientë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme