Një pacient nga Vushtrria vdes në Klinikën Infektive, ishte i diagnostikuar me Covid-19

20:33 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtrria.

Klinika Infektive përmes një komunikate për media poashtu njofton se pacienti krahas diagnostikimit me Covid-19 vuante edhe nga sëmundje të tjera.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatën për media të Klinikës Infektive, shkruan arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme