Google ADS

Hoti reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën

19:57 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në Twitter, e ka mirëpritur këtë vendim të MCC-së.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, MCC më herët bëri të ditur se do ta vazhdojë programin e saj në Kosovë pas vendimit për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

https://twitter.com/Avdullah/status/1269321976746840070?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1269321976746840070&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme