“Koronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi”

18:32 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Shkencëtarët paralajmërojnë se coronavirusi nuk do të jetë pandemia e fundit me të cilën do të përballemi.

Sipas mediave të huaja, kjo pikëpamje vjen nga ekspertët globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundjet e reja.

Si pjesë e studimit, ata ndërtuan një “pasqyrë” për të parashikuar se cilat sëmundje nga jeta e egër mund të rezultojnë me rrezikshmëri tek njerëzit.

Kjo qasje e hulumtimit udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithashtu pjesë e një përpjekjeje globale për të zhvilluar mënyra për t’u përgatitur për shpërthimet e ardhshme.

“Në 20 vitet e fundit, ne jemi përballur me gjashtë kërcënime serioze – SARS, MERS, Ebola, gripi i shpendëve dhe gripi i derrave”, tha Matthew Baylis për BBC News.

“Ne hodhëm pesë plumba, por i gjashti na mori”, u shpreh ai.

“Dhe kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, me të cilët do të përballemi, kështu ne duhet të monitorojmë nga afër sëmundjet nga jeta e egër”, ka thënë ndër tjerash Baylis.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme