Marrëveshja e paqes me talibanët ka rënë dhe ushtria amerikane njofton nisjen e sulmeve ajrore kundër talibanëve. Kjo është hera e parë që SHBA-ja bombardon pozicionet talibane që kur u arrit një marrëveshje armëpushimi midis forcave militante dhe atyre afgane muajin e kaluar.
Dy fazat e sulmeve kanë ndodhur më 4 dhe 5 qershor në dy provinca të ndryshme afgane, tha zëdhënësi ushtarak amerikan, Sonny Leggett. Në zonat tjera, është raportuar për 10 zyrtarë afganë të vdekur më 5 qershor, sulm për të cilin janë fajësuar talibanët.
Ky grup militant pati njoftuar një armëpushim treditor me forcat afgane, që përfundoi më 26 maj, për Festën e Bajramit.
Prej asaj kohe, është vërejtur ulje e shkallës së dhunës në gjithë Afganistanin dhe Kabuli zyrtar tha se është gati për bisedime për paqe afatgjatë.
Uashingtoni dhe talibanët nënshkruan një marrëveshje në muajin shkurt, në të cilën u përcaktua tërheqja e trupave amerikane, në këmbim të nisjes së bisedimeve të brendshme mes palëve në Afganistan. Ky pakt u arrit pas nëntë raunde bisedimesh mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Katar.
Ndërkohë muajin e kaluar qeveria afgane liroi rreth 900 të burgosur si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me talibanët
Aktualisht, në Afganistan janë të dislokuara 13 mijë trupa amerikane.
Forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin në vitin 2001, duke larguar nga pushteti talibanët./oranews
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...