Me datë 6 Qershor 2020 rreth orës 00:16 në rrugën “Dimitrije Tucovic” në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës është djegur një shtëpi në rrethana ende të panjohura, bën të ditur policia e rajonit të Pejës.
Në vendngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin kurse Ekipet Policore të Hetimeve dhe Krim-teknikës kanë dalë në vendngjarje ku janë duke e hetuar rastin.
Eksperti për Zjarre pritet të jap vlerësimin profesional për shkaqet e mundshme të zjarrit ndërsa vlera e dëmit mbetet për tu përcaktuar gjatë menaxhimit të vendngjarjes. Viktima L. H. si dhe dy dëshmitarë janë intervistuar dhe është informuar Prokurori Kujdestar ku në konsultim me Prokuror, është hapur rasti Zjarrvënie i cili është duke u hetuar me prioritet./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...