Vendi ku ndryshoi historia e Kosovës dita-ditës është duke u shkatërruar.
Kullat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” kanë mbetur nën mëshirën e Zotit. Qe 22 vite pas sulmeve të marsit në familjen Jashari, objektet vazhdojnë të mbesin në rrezik të madh nga shembja.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari që është edhe djali i heroit, Hamëz Jasharit në një intervistë për portalin arbresh.info ka treguar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kompleksi “Adem Jashari” që nga paslufta.
“Gjendja e kullave në Kompleksin ‘Adem Jashari’ është e keqe. Objektet janë në rrezik të shembjes. Kaluan 22 vite nga sulmet e marsit të 98-tës. Që 20 vjet shteti jonë e ka marr në mbikëqyrje. Aktualisht është nën mbikëqyrje të agjencionit për memorialë në Kosovë. Nuk është që nuk kanë investuar si shtet në atë vend por investimi nuk është bërë në mënyrën e duhur”, tha Jashari.
Investimet e bëra nga shteti nuk kanë qenë aty ku ka qenë e nevojshme. Ai thotë se dy kullat që janë aty vetëm Zoti e din se si janë duke qëndruar pa u shembur.
“Nuk është investuar sipas prioritetit dhe gjendjes në teren. Janë investuar në rrugë e varreza që kanë mundur të jenë në plan të dyte. Në plan të parë është dashtë të konservohen objektet sepse ato vetëm Zoti dhe natyra i ka ruajt deri sot sepse kanë mundur të shembën. Dashtë Zoti që të mos ndodh diçka sepse do të pendohemi të gjithë si shoqëri”, tha ai për Arbresh.info.
Në këtë intervistë për Arbresh.info, Bekim Jashari tregon se ku kanë ngecur investimet. Sipas tij mjetet janë ndarë por nuk po shkojnë në vendin e duhur.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...